Shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile
Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të marra me mjet të mprehtë, derisa gjendja e tij është stabile. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se aktualisht zyrtari i BE-së, po trajtohet në Klinikën…
Lajme
Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pas plagëve të rënda të marra me mjet të mprehtë, derisa gjendja e tij është stabile.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se aktualisht zyrtari i BE-së, po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.
“Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendrën Emergjente. Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai. /Lajmi.net/