Shtëpia reale e ‘The Simpsons’
Me siguri, secilit prej nesh i kujtohet seriali i njohur vizatimor ‘The Simpsons’, edhe pse kanë kaluar 24 vjet që kur u transmetua për herë të parë ky serial. Ata që e kanë përcjellë këtë serial në mënyrë të rregullt ndoshta më mirë njohin shtëpinë e ‘The Simpsons’ se sa të tyren. Shtëpia e Simpsons…

Lifestyle
Me siguri, secilit prej nesh i kujtohet seriali i njohur vizatimor ‘The Simpsons’, edhe pse kanë kaluar 24 vjet që kur u transmetua për herë të parë ky serial. Ata që e kanë përcjellë këtë serial në mënyrë të rregullt ndoshta më mirë njohin shtëpinë e ‘The Simpsons’ se sa të tyren.
Shtëpia e Simpsons s’është vetëm fantazi. Ajo ekziston vërtet. Në Henderson, në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndërtuar në vitin 1997 një banesë e tillë. Arkitektët dhe inxhinierët që e ndërtuan atë në atë kohë, ndoqën mbi 100 seri të filmit vizatimor duke kapur çdo detaj të shtëpisë.
Kompania që e ndërtoi e kishte konceptuar si pjesë të një çmimi promocioni, por në vend të banesës, fituesi i çmimit zgjodhi paratë. Që prej asaj kohe, shtëpia është përdorur për marketing nga shumë kompani, përfshirë këtu edhe emra të mëdhenj si “Pepsi” apo “Fox”.