Shtëpia lëvizëse e Leonardo DiCaprios, vetëm dushi kushton 50 mijë euro

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të famshëm në botë, duke qenë protagonist i disa prej filmave më ikonikë në histori.

ShowBiz

06/07/2022 13:24

Kjo e bën Leon një njeri shumë të zënë, që kalon shumë kohë larg shtëpisë. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të ketë një shtëpi lëvizëse.

Kjo shtëpi e madhe është treguar në një video nga Bloomberg Quicktake, ku duket se është plot 16 metra e gjatë.

Në të ka edhe dy oxhakë, në mënyrë që të jetë ngrohtë gjatë xhirimeve që zhvillohen në dimër.

Kuzhina është e mbuluar me mermer cilësor dhe frigoriferi është gjigant.

Vetëm dushi mendohet se ka kushtuar 50 000 euro, ndërkohë që kjo shtëpi lëvizëse ka 7 televizorë.

Në total, kjo shtëpi kushton rreth 1,8 milionë euro dhe kur Leo DiCaprio nuk e përdor, ajo jepet me qira për 7000 euro në javë.