Shtëpia ku u xhiruar filmi “Home Alone” nxirret në shitje me çmim marramendës

Besojmë se nuk ka njeri që nuk e ka parë të paktën një herë të vetme në jetë filmin e famshëm që ka si protagonist vogëlushin Kevin McCallister që mbeti vetëm në shtëpi në festën e Krishtlindjeve. Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë tualete që ndodhet në zonën e Winnetkas në Illinois është nxjerrë në…

ShowBiz

30/05/2024 14:34

Besojmë se nuk ka njeri që nuk e ka parë të paktën një herë të vetme në jetë filmin e famshëm që ka si protagonist vogëlushin Kevin McCallister që mbeti vetëm në shtëpi në festën e Krishtlindjeve.

Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë tualete që ndodhet në zonën e Winnetkas në Illinois është nxjerrë në shitje për shifrën marramendëse prej 5.25 milionë dollarë. Është hera e parë që nga viti 2012 që prona nxirret për shitje në tregun e agjencive imobilare. Por që nga dalja e filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia i është nënshtruar disa restaurimeve për të mbërritur në gjendjen që është sot.

Në një përshkrim të detajuar nga ana e agjencisë, pronarët aktualë të shtëpisë kanë dyfishuar hapësirën e banimit, madje kanë ndërtuar edhe një fushë basketbolli.

Shtëpia, e përshkruar si “një nga shtëpitë më të famshme në botë“ ka dy dhoma ndenjeje, një kuzhinë të madhe, një garazh i projektuar si hapësirë për tre makina dhe “shkallët e paharrueshme”, aty ku janë zhvilluar disa nga ngjarjet më kulmore të filmit “I vetëm në shtëpi”.

Kujtojmë që deri përpara se shtëpia të dilte në shitje, “Home alone” është shijuar nga vizitorët që e kanë paguar me qira ditore si Airbnb kundrejt pagesës për të një qëndrim ekskluziv për një natë në shtëpinë ku është xhiruar një prej filmave më të famshëm në botë.