Shtëpia e të vetëvrarit Sokol Halili e rrethuar me forca policore

Në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, i cili është vetëvrarë, po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ndërkohë po shihet edhe babai i dyshuarit për vrasjen e 35 vjeçares, e cila është varrosur sot. Përndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ai që së pari njoftoi për këtë rast. “Pas një pune…

Lajme

02/12/2022 15:16

Në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, i cili është vetëvrarë, po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë po shihet edhe babai i dyshuarit për vrasjen e 35 vjeçares, e cila është varrosur sot.

Përndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ai që së pari njoftoi për këtë rast.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka thënë Sveçla.

Përveç Sveçles, edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes”, është deklaruar ndër tjerash nga PK-ja.