Shtënie me armë zjarri në Gojbulë të Vushtrisë

Sot rreth orës 12:00 të ditës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Për lajmi.net rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. Zaiti në një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërkaq në stacion policor janë shoqëruar shtatë persona si…

Lajme

02/10/2024 18:07

Sot rreth orës 12:00 të ditës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Për lajmi.net rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti në një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërkaq në stacion policor janë shoqëruar shtatë persona si dhe janë konfiskuar dy armë.

“Sot, rreth orës 12:00, është  raportuar për të shtëna me armë  në  fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të  shtënat me armë  nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë  gjetur disa gëzhoja, ndërsa  janë  konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë  shoqëruar  në  polici për  intervistim”, tha ai.

Bëhet e ditur se hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve./Lajmi.net