Shtatzëna Gigi Hadid duket mahnitëse teksa pozon krah të dashurit

Gigi Hadid dhe Zayn Malik iu bashkaun Helena Christensen në një ankand të rrobave për bamirësi.

ShowBiz

06/06/2020 08:48

Ata konfirmuan në prill se ata po presin fëmijën e tyre të parë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Shtatzëna Gigi Hadid dukej mahnitëse teksa pozonte për një selfie të rrallë me të dashurin Zayn Malik, si pjesë e një kampanje speciale për “British Vogue”.

Dyshes iu bashkua Helena Christensen e cila gjithashtu ndau një selfie për një projekt me Hardlyeverwornit.com, në të cilin personat e famshëm në një ankand largonin sende të çmuara të veshjeve për bamirësi.

Gigi, 25 vjeçe, realizoi një foto artistike bardhë e zi me ish-yllin e “One Direction”, Zayn, 27 vjeç.

Zayn ishte zhveshur në pjesën e sipërme dhe nuk kishte kthyer fytyrën nga kamera, ndërsa Gigi realizoi foton në pasqyrë.

Modelja kishte veshur një palë pantallona të bardhë dhe këmishë, kostum ky nga brendet “Fendi” dhe “Dior”.

Gigi dhe Helena janë dy nga modelet që kanë bashkuar forcat me “British Vogue” për të mbledhur para në mbështetje për dy organizata bamirëse: NHS Charities Together dhe National Association for the Advancement of Colored People (NAACP). /Lajmi.net/