Shtatë vjet nga vdekja e Paul Walker, me këto fjalë e kujton vajza e tij
Meadow Walker e kujtoi me dhimbje babanë e ndjerë.

ShowBiz
Data e djeshme shënoi shtatë vjetorin e vdekjes së aktorit të njohur Paul Walker, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, aktorin e kujtuan me dhimbje shumë prej kolegëve të tij dhe natyrish edhe vajza e vetme, Meadow.
Ajo publikoi një fotografi në Instagram, të cilën e kishte realizuar shumë vite më parë, teksa shihej në krahët e babait.
“Një ditë e shëmtuar për ta kujtuar në trishtim. Dita e sotme është festë për dashurinë dhe lumturinë që ti solle në këtë botë. Kjo është një foto e imja me shokun tim më të mirë dhe unë po fle gjumë”, janë fjalët emocionuese që Meadow ia shtoi fotos.
Ndryshe, Paul Walker vdiq tragjikisht më 30 nëntor 2013, në moshën 40 vjeçare. /Lajmi.net/