Shtatë anije të NATO-s në Detin e Zi shqetësojnë Rusinë
Kryqëzori i Marinës së luftës së SHBA-ve, USS Vella Gulf, u fut sot në ujërat e Detit të Zi, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Itar-Tas, duke iu referuar burimeve në Shtabin e Marinës ruse.

Bota
Sipas Marinës ruse, me këtë anije numri i anijeve të NATO-s në ujërat e Detit të Zi tashmë ka arritur në shtatë sosh.
Bashkëbiseduesi i agjencisë ruse të lajmeve shprehu habinë që si arsye e e arritje së këtij kryqëzori thuhet të jetë pjesëmarrja në stërvitjet ushtarake të NATO-s për heqjen e minave.
Burimi ushtarak-diplomatik në Moskë deklaroi për këtë agjenci të lajmeve më herët se marinarët rusë, të cilët po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në Detine Zi, me kujdes po ndjekin veprimet e anijeve të NATO-s, të cilat janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkët me Bullgarinë.
Sipas të dhënave të këtij burimi, momentalisht në Detin e Zi gjenden anijet italiane “Aviere” dhe “Rimini” , anija turke (Akcay), ajo britanike “Chiddingfold”, greke “Machitis” dghe naija franceze “Surcouf “.