ShSKUK konfirmon shpërthimin tek makina e u.d drejtorit të QKUK-së: Ngjarja ndodhi kur po përgatitej fillimi i mbledhjes së Bordit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje me shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari. Nga SHSKUK u konfirmua shpërthimi ku thuhet se në parkingun e administratës ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të Hajdarit. Po ashtu u tha se pas incidentin…

Lajme

30/04/2025 10:43

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje me shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Nga SHSKUK u konfirmua shpërthimi ku thuhet se në parkingun e administratës ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të Hajdarit.

Po ashtu u tha se pas incidentin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa kanë filluar procedurat e nevojshme hetimore.

“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së”,thuhet në joftim.

ShSKUK ka shprehur shqetësim në lidhje me rastin.

“Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”./Lajmi.net/