ShSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi 5 vjeçaren

Shërbimi Spitalor Klinik Universtar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar në lidhje me raportimet se logopedi nga Gjilani, I.F, e kishte keqtrajtuar një vajzë 5 vjeçare e cila ishte e diagnostifikuar me autizëm. Nga ShSKUK është thënë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së. “Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin…

Lajme

27/11/2022 23:08

Shërbimi Spitalor Klinik Universtar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar në lidhje me raportimet se logopedi nga Gjilani, I.F, e kishte keqtrajtuar një vajzë 5 vjeçare e cila ishte e diagnostifikuar me autizëm.

Nga ShSKUK është thënë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së.

“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikëqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Tutje ShSKUK ka dënuar këtë keqtrajtim nga logopedi, duke theksuar se është e papranueshme një sjellje e tillë, transmeton lajmi.net.

“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”.

Po ashtu sot është raportuar se ordinanca në të cilën ka ndodhur rasti nuk ka pasur licencë.

“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”, thuhet në njoftim.

“Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit. Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, thuhet në reagimin e ShSKUK./Lajmi.net/