ShSKUK kërkon që Komuna të bëjë zgjidhje urgjente për qentë endacakë

Shqetësuese vazhdon të jetë situate e përballjes me qentë endacakë në Prishtinë. E situatë aspak më e lehtë nuk është as tek Qendra Klinike Universitare të Kosovës. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë bërë thirrje që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje. Pas sulmeve të fundit që janë bërë në drejtim të…

Lajme

10/09/2024 14:50

Shqetësuese vazhdon të jetë situate e përballjes me qentë endacakë në Prishtinë.

E situatë aspak më e lehtë nuk është as tek Qendra Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë bërë thirrje që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje.

Pas sulmeve të fundit që janë bërë në drejtim të pacientëve, nga SHSKUK thonë se kërkojnë nga Komuna që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimore, apo trajtimit të tyre, transmeton lajmi.net.

Po ashtu u theksua se duhet që kjo kërkesë të trajtohet me prioritet.

Postimi i plotë:

Prania e qenve endacak në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira.

Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë.

Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë.

Komunës i është kërkuar që  të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre.

Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje./Lajmi.net/