ShSKUK del me njoftim mbi vetëvrasjen në oborrin e QKUK-së: Viktima po trajtohej në Klinikën e Psikiatrisë
ShSKUK me anë të një njoftimi ka reaguar për rastin e vetëvrasjes në oborrin e QKUK-së. Në komunikatën e lëshuar, ShSKUK se viktima ishte duke u trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë, shkruan lajmi.net Tutje, siç njofton ShSKUK në repartin ku po trajtohej viktima, pacientët nuk mbahen të izoluar dhe u lejohet dalja jashtë në përputhje…

Lajme
ShSKUK me anë të një njoftimi ka reaguar për rastin e vetëvrasjes në oborrin e QKUK-së.
Në komunikatën e lëshuar, ShSKUK se viktima ishte duke u trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë, shkruan lajmi.net
Tutje, siç njofton ShSKUK në repartin ku po trajtohej viktima, pacientët nuk mbahen të izoluar dhe u lejohet dalja jashtë në përputhje me protokollet mjekësore.
Komunikata e plotë:
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton opinionin publik se një paciente e moshës rreth 40-vjeçare, e cila ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes.
Pacientja ishte e hospitalizuar në repartin e hapur të kësaj klinike. Në këtë repart pacientët nuk mbahen të izoluar dhe lejohet dalja jashtë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve.
Menaxhmenti i QKUK-së, pasi ka pranuar informatën ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë. Aktualisht kanë nisur procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
QKUK siguron opinionin publik se do të ndërmerret çdo masë në përputhje me gjetjet nga raporti zyrtar.
Po ashtu do të ndërmerret çdo veprim me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme dhe përmirësimit të mëtejmë të shërbimeve psikiatrike./lajmi.net/