ShSKUK: 86 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi
Nga raportet e datës 23 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 99 pacientë.

Lajme
92 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 7 të tjerë të negativizuar. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 7 pacientë në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, në klinikën Infektive po trajtohen 47 pacientë.
Klinika e Pediatrisë po trajton dy pacientë të infektuar nga COVID-19, kurse ajo e Gjinekologjisë, vetëm një.
Spitali më i ngarkuar me pacientë të infektuar nga Coronavirusi është ai i Gjilanit, me gjithsejtë 11 të hospitalizuar.
Spitali i Prizrenit, ai i Gjakovës dhe Ferizajt, kanë numrin e njëjtë të pacientëve të shtrirë nga COVID-19, me gjithsejtë nga nëntë pacientë.
Teksa në spitalin e Mitrovicës po trajtohen tre pacientë, spitali i Pejës dhe ai i Vushtrrisë kanë vetëm nga një pacient.