Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në në mbajtje
Në rajonin e Prishtinës janë regjistruar dy raste të dyshuara për asgjësim të dokumentit të votimit, në Drenas dhe në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë dëmtuar fletëvotimet. Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, personat e dyshuar janë ndaluar për 48…
Lajme
Në rajonin e Prishtinës janë regjistruar dy raste të dyshuara për asgjësim të dokumentit të votimit, në Drenas dhe në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë dëmtuar fletëvotimet.
Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorinë.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjesim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë,ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.