Shqiptari tërhoqi zvarrë me veturë policen zvicerane, kërkohet t’i jepen 16 vite burg

Një 20-vjeçar ka goditur me veturë një police në Strichplatz të Cyrihut gati dy vjet më parë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Bota

17/01/2022 18:38

Duke filluar nga sot, ai duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut në Cyrih.

Në gjykimin e 20-vjeçarit, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, i cili për pak kishte mbytur një police të qytetit e cila po e kontrollonte në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, i akuzuari është paraqitur sikur nuk dinte asgjë.

Ai nuk e kishte parë policen dhe nuk e kishte vënë re se po e tërhiqte zvarrë – për dallim nga pasagjerët që i kishte në veturë, të cilët i bërtisnin të ndalonte.

Prokurori ka kërkuar 16 vite burg për veprën penale tentativë vrasjeje.

Sipas tij akuzuari ka vepruar në mënyrë jashtëzakonisht të paskrupullt, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.

Avokati i polices së lënduar rëndë thotë se klientja e tij po vuan ende mendërisht dhe fizikisht nga pasojat e ngjarjes.

Ajo, prej vitit të kaluar punon me orar të pjesshëm në zyrën e policisë së qytetit.