Shqiptarët, të ndarë, synojnë të fitojnë komunën e Tuzit

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet lokale në 11 komuna e në Podgoricë, kurse të drejtë vote kanë mbi 315 mijë qytetarë. Shqiptarët pritet të fitojnë komunën e sapo themeluar urbane të Tuzit. 

Lajme

25/05/2014 17:31

Por gara e sotme zgjedhore sërish ka gjetur të ndara partitë shqiptare, pasi që pesë subjekte konkurrojnë të ndara në tri lista.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në zgjedhjet lokale për Tuz dhe Podgoricë del në koalicion me DPS-në, Partinë Boshnjake, Partinë Liberale, Iniciativën Kroate dhe Listën për Tuz të Muhamed Gjokajt.

Koalicioni Alternativa Shqiptare (Gjergj Camaj) dhe Iniciativa Qytetare (Vasel Sinishtaj) me listë të përbashkët në Tuz dhe Podgoricë. Lidhja Demokratike në Mal të Zi në zgjedhjet për Tuz.

Në zgjedhjet lokale në komunën urbane Tuz me lista të veta do të marrin pjesë edhe SNP dhe Koalicioni SDP-Pozitivna. Vendet e votimit janë hapur në orën 07:00, kurse mbyllen në orën 20:00.

Si raporoton KosovaPress, rezultatet paraprake mund të priten rreth orës 21:30.

Zgjedhjet ndiqen nga rreth 650 vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.