Shqiptarët e Luginës duan integrim në institucionet serbe, shteti s’i do
Kryetari i Partisë Demokratike në Preshevë, Nagip Arifi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Bujanocit, ka deklaruar për agjencinë Fonet se shqiptarët janë të gatshëm për integrim në institucione të shtetit.

Lajme
Por Arifi ka vlerësuar se ky proces po shkon “shumë ngadalë dhe që fare nuk ka përparim në këtë drejtim”, transmeton koha.net.
“Vitin e kaluar liderët politikë të shqiptarëve e kanë aprovuar vendimin e përbashkët të cilin e ka pranuar edhe Qeveria e Serbisë. Kemi pasur takime edhe me kryeministrin e atëhershëm, Ivica Daçiq, dhe me kryeministrin e tanishëm, Aleksandar Vuçiq, dhe kjo bisedë është ndërprerë në shtator”, rikujton Arifi.
“Shqiptarët janë të gatshëm për integrim”, ka theksuar Aifi, i cili konsideron se Qeveria serbe “fatkeqësisht nuk është e gatshme të trajtojë edhe shqiptarët si shtetas të Serbisë”.