Shqipëria publikon bilancin ditor të COVID-19, numër alarmant i viktimave dhe rasteve

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka publikuar të dhënat mbi raportin ditor të Covid-19.

Lajme

05/12/2020 16:48

Kështu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 846 raste të reja.

Aktualisht, në katër spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Sipas të dhënave të MSH-së, bëhet e ditur se 312 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10680
Durrës 1375
Elbasan 865
Fier 1541
Korçë 1088
Vlorë 1017
Shkodër 854
Lezhë 726
Berat 653
Kukës 422
Dibër 238
Gjirokastër 514.