Shqipëria nis kualifikimet me gjashtë mungesa të mëdha

Shqipëria do të përballet ditën e hënë me Poloninë, në ndeshjen që do të hapë kualifikueset e Evropianit për “kuqezinjtë”. Të drejtuar nga braziliani Silvinho, ekipi përfaqësues shqiptar do të debutojë në Varshavë pa ndihmën e disa lojtarëve të rëndësishëm, të cilët mungojnë për shkak dëmtimesh. Një emër shumë i rëndësishëm si Berat Gjimshiti apo…

Sport

21/03/2023 17:38

Shqipëria do të përballet ditën e hënë me Poloninë, në ndeshjen që do të hapë kualifikueset e Evropianit për “kuqezinjtë”.

Të drejtuar nga braziliani Silvinho, ekipi përfaqësues shqiptar do të debutojë në Varshavë pa ndihmën e disa lojtarëve të rëndësishëm, të cilët mungojnë për shkak dëmtimesh.

Një emër shumë i rëndësishëm si Berat Gjimshiti apo një mbrojtës i ashpër si Ardian Ismajli, i cili fatkeqësisht u dëmtua këtë fundjavë me Empolin.

Gjithashtu i riu Adrian Bajrami apo Kastriot Dermaku mungojnë për arsye dëmtimi.

Në mesfushë jashtë është Keidi Bare, që nuk është rikuperuar akoma, ndërsa përpara, Silvinjo do të nisë këtë fushatë kualifikuese pa Armando Brojën.