Shqipëria mbyll 17 universitete private, jepnin diploma me para
Pezullim licencash dhe mbyllje të aktiviteteve të disa prej shkollave të larta dhe universiteteve private do të ketë në Shqipëri. Sipas një propozimi që i është përcjellë Qeverisë së Shqipërisë, përmes raportimit të bërë publik mbi verifikimin e kritereve të ligjshmërisë në institucionet e arsimit të lartë.

Lajme
Në prani të Kryeministrit, Edi Rama, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe drejtuesve të tjerë të Ministrisë së Arsimit, u paraqitën disa nga gjetjet e kontrolleve të kryera, si dhe masat e propozuara për zgjidhjen e situatës.
Ministrja Nikolla tha se “treguesit e gjendjes së arsimit në Shqipëri ishin të tillë që ne nuk duhet të përsërisnim modelin e mëparshëm”.
“Këto dokumente që mbaj në duar dhe raporti është simbol i një pune të madhe dhe ndryshimi që ndodh për herë të parë në vend. E përsëris, kemi verifikuar vetëm kriteret e ligjshmërisë, ende nuk kemi filluar me verifikimin e cilësisë që ofrojnë këto”, deklaroi Nikolla.
Në raportin e ligjshmërisë sqarohen edhe arsyet e reduktimit të kuotave, sikurse edhe heqja e disa programeve të studimit apo edhe pezullimi i pranimeve në ciklin e parë të studimeve”.
Kryeministri Rama, nga ana e tij, duke i cilësuar këto institucione si ‘skema piramidale’, shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.
“Qeveria e mëparshme blinte qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithçka kanë për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë”, tha Rama.
Ndërkohë ai u shpreh se në universitetet që do të mbyllen, studentët e atzre do të kalojnë në universitete të tjera private apo publike, në degët ku ata studiojnë, duke u vlerësuar edhe në bazë të krediteve që kanë marrë deri më tani në universitetet që mbyllen për shkak të mosplotësimit të kritereve.
Propozimi për heqje licence
Akademia e studimeve të aplikuara Durrës
Akademia Pedagogjike Tiranë
Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë
Shkolla e Lartë “Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
Kolegji Profesional i Sporteve Fier
Shkolla e Lartë “Iliria”
Kolegji Profesional “Argent” Shkodër
Kolegji Profesional “Medicon
Shkolla e Lartë private e “Edukimit”
Universiteti “Elite Justiniani I”
Universiteti “Planetar i Tiranës”
Universitetit “Kristal”
Universiteti “Vitrina”
Universiteti “Gjon Buzuku” Shkodër
Akademia e Ndërtimit Tiranë
Pezullim të aktivitetit
Albanian University
Wisdom University
Kolegji profesional Ivoclar Vivadent & Partners
Akademia Profesionale e Biznesit
ISAT
Kolegji Profesional “New Generation”
Pavarësia “Vlorë”
Hëna e plotë BEDER
Logos
Justicia
Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
Instituti Kanadez i Teknologjisë
Aldent
Vijim aktiviteti me kushte
Universiteti Europian i Tiranës
Zoja e Këshillit të Mirë
“Luarasi”
“Marubi”
“Marin Barleti”
“New York”
“Metropolitan”
“Epoka”
“Polis”
Shkolla e Lartë private Mesdhetare e Shqipërisë
Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald
Shkolla e Lartë “Nehemia”
“Tirana Bisness University”