Shqipëria kërkon hapin drejt finales, sot përballja me Poloninë
Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë përballë Polonisë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Kjo sfidë zhvillohet në format eliminator dhe është vendimtare për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit. Kuqezinjtë kanë zhvilluar përgatitje intensive në ditët e fundit dhe synojnë të arrijnë një rezultat pozitiv…
Sport
Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë përballë Polonisë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Kjo sfidë zhvillohet në format eliminator dhe është vendimtare për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit. Kuqezinjtë kanë zhvilluar përgatitje intensive në ditët e fundit dhe synojnë të arrijnë një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të fortë si Polonia, që luan para publikut vendas.
Në anën tjetër të këtij “path”-i, përballen Ukraina dhe Suedia, ndërsa fituesit e dy ndeshjeve do të përballen mes vete në finalen vendimtare për një vend në Kupën e Botës 2026.
Për Shqipërinë, kjo përballje konsiderohet një mundësi e madhe historike, pasi me dy fitore radhazi mund të sigurojë kualifikimin në turneun më të madh të futbollit botëror.