Shqipëria ka të drejtë morale, historike e kombëtare, që përjetësisht të flas për Kosovën dhe shqiptarët!

Por në anën tjetër, Shqipëria duhet të respektojë shtetin tonë, dhe institucionet shtetërore të Kosovës, duke mos pretenduar që të luaj rolin paternalist në raport me ne!

Opinion

19/10/2016 21:22

Shkruan: Bujar Cakolli

Te gjithe jemi deshmitar rreth polemikave te shumta, debateve irrituese e naive të kohëve te fundit, lidhur me ndarjet ne dysh te atyre qe mendojnë se Shqiperia mund te flas per Kosoven dhe ne emer te Kosoves, dhe atyre qe jan te mendimit se Shteti i Kosoves eshte i vetmjaftueshem dhe shteti shqiptar nuk mund te perzihet ne punet e brendshme te Kosoves

Mendoj se ky debat eshte i kote, i pavlere dhe jo qellimmirë per rrethanat ne te cilat jemi si shtete dhe si komb

Sot eshte fakt i pamohueshem se ne ballkan ekzistojne dy shtete shqiptare, Shqiperia dhe Kosova.

Sot, eshte realitet i pamohueshem Shteti i Kosoves. Sot shteti yne eshte i njohur nderkombetarisht, ka simbolet e saja, ka institucionet demokratike te dala nga zgjedhjet e lira e demokratike. Shqiperia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishin te parat qe njohen shtetin e Kosoves.

Sot eshte fakt i pamohueshem, se ne jemi te lire, te pavarur, por kjo nuk do te ndodhte kurr pa ndihmen dhe perkrahjen e Shqiperise. Shqiperia gjate dekades se fundit te shekullit te kaluar, ishte vene ne sherbim te çlirimit dhe lirise se Kosoves. Shqiperia eshte vendi ku u themelua, u konsolidua dhe u zhvillua Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Edhe pas luftes, roli i Shqiperis eshte i pakontestueshem, ne rindertimin, zhvillimin dhe pavaresimin e shtetit te Kosoves.

Sot me shume se kurr po flitet per iden e Bashkimit Kombetar, dhe per kete jane sakrifikuar gjenerata te tera, patriot e atdhetar te shumte, kan rene shume deshmore andej e kendej kufirit.

Ne shqiptaret e Kosoves gjate 80 viteve te pushtimit serb, na ka mbajtur gjalle ideja e Bashkimit Kombetar, ideja e Nenes Shqiperi.

Me gjithe vuajtjet, vrasjet, torturat e masakrat qe kemi perjetuar, ajo qe na mbante krenar e te forte ishte Liria dhe Bashkimi i shqiptareve.

Edhe lufta e fundit e UÇK-se eshte bere nen betimin e flamurit kuq e zi, per bashkimin e kombit shqiptar ne nje shtet te vetem.

Por koheve te fundit ne balle te idese se Bashkimi Kombetar po dalin persona me histori te dyshimte kombetare, pa kontribute personale e familjare. Sot prijetare te kesaj ideje jane njerez me deficite kombetare e morale, te bijte dhe niperit e kolaboracionisteve, njerez qe kurr nuk ja kane bere asnje argat Lirise dhe Pavaresise se Kosoves!

Bashkimi Kombetar edhe mund te ndodh nje dite, e per kete duhet te vendosin elitat politike ne Shqiperi e Kosove, duke vlersuar momentumin politik e gjeostrategjik.

Mirepo per nje gje jam me se i sigurt, bashkimi i shqiptareve nuk mund te behet nga njerez me deficite morale e kombetare, por ate mund ta bejne ata qe historikisht mbajten gjalle iden e Shqiptarise, ata qe nuk kursyen asgje per Lirin e Pavaresine e Kosoves, mund ta bejne ata qe themeluan, zhvilluan dhe rriten Ushtrine Çlirimtare te Kosoves qe bashke me aleatet dhe miqte nderkombetar, ia sollen lirine ketij vendi!

Tendenca per te mohuar ndihmen dhe kontributin e Shqiperis, per Kosoven dhe Lirine e saj, dhe te drejten e Shqiperise per te folur per Kosoven dhe ne emer te Kosoves, jane djallezuese, te paskrupullta dhe si te tilla jane edhe antikombetare. Shqiperia ka te drejten morale, njerzore e kombetare, qe perjetsishte te flas per Kosoven, dhe te vihet ne mbrojtje te Kosoves!

Por ne anen tjeter, Shqiperia duhet te respektoj shtetin tone, dhe institucionet shtetore te Kosoves, duke mos pretenduar qe te luaj rolin paternalist ne raport me ne!