Shqipëria humb një lojtar të rëndësishëm për Rumaninë
Burim Kukeli nuk do të luajë për Shqipërinë ndaj Rumanisë.
Sport
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Euro 2016 kundër Rumanisë.
Kukeli u ndëshkua me karton të verdhë ndeshjen e parë kundër Zvicrës dhe ndeshjen që po luhet kundër Francës, pas një ndërhyrje në Kingsley Coman.
Por, ndaj rumunëve do të kthehet kapiteni Lorik Cana, i suspenduar me karton të kuq për Francën