Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës: U rritë pagat ushtarëve shqiptarë që janë në KFOR
Shqipëria ua dyfishon pagat ushtarëve të saj që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, shkruan lajmi.net. “Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre…
Lajme
Shqipëria ua dyfishon pagat ushtarëve të saj që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, shkruan lajmi.net.
“Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë”, ka thënë Ministri Peleshi, duke shtuar se angazhimi i ushtarëve të tyre në misionet ndërkombëtare është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione”, shtoi më tutje ai. /Lajmi.net/