Shqipëria do ngreh Këshill Kombëtarë për Integrime
Ministrja e Integrimit të Shqipërisë, Klajda Gjosha ka prezantuar sot arritjet dhe objektivat e institucionit që drejton për vitin 2015.
Lajme
Gjosha tha se gjatë vitit të kaluar është bërë një punë shumë e mirë me reformën në administratën publike, ndërsa ka vlerësuar si një ndër reformat kyçe për integrimin, atë në sistemin e drejtësisë.
Ajo pohoi se fondet e BE-së do të përdoren për prioritetet, ndërsa paralajmëroi se në fund të shkurtit, do të ketë një dialog të nivelit të lartë me BE-në, ndërkohë që pritet të vij në Shqipëri komisioneri i zgjerimit Johanes Han.
Gjatë këtij komunikimi me median, ministrja e Integrimit bëri apel komisionit parlamentar të ngrieh Këshillin Kombëtar të Integrimit për të ndihmuar procesin deri në hapjen e negociatave.
“Puna ka nisur tashmë me rishikimin e udhërrëfyesit për 5 prioritetet, do të ketë një monitorim të gjërë të punës që është bërë për 5 prioritetet si nga pala shqiptare ashtu edhe nga vetë Komisioni Evropian që do të jetë pjesëmarrës, dhe kjo do ti paraprijë dhe tryezës së dialogut të nivelit të lartë që do të jetë në fund të shkurtit me ardhjen në Shqipëri dhe të komisionerit Han. Tryeza e dialogut të nivelit të lartë do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë siç ka qenë edhe më parë , ku do të diskutohen çështje të rëndësishme, arritjet që ne kemi pasur kohët e fundit, por edhe se si do të vazhdojë Shqipëri të procedojë për hapjen e negociatave. Do të jetë sërish me dyer të mbyllura ku pjesëmarrës do të jenë institucionet e pavarura dhe opozita. Duke qenë se tani kemi një opozitë të kthyer në Parlament dhe në jetën politike të vendit më në fund do të kemi një diskutim për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ky do të jetë një nga hallkat më kryesore sepse ky Këshill do të japë idetë se si mundtë ecë Shqipëria për hapjen e negociatave”, tha Gjosha, transmeton KosovaPress.