Shqipëri-Spanjë, e pabesueshme kush u shpall dështaku i ndeshjes
Shqipëria pësoi humbje me rezultat 2-0 nga Spanja në Shkodër, duke mos arritur që të rruajë vendin e parë në Grupin G të kualifikimeve në Rusia 2018.

Sport
Një gabim i Etrit Berishës ndikoi në golin e parë të Spanjës, që ishte edhe rasti i parë i mirë për mysafirët.
Nolito më pas sërish nokautoi Berishën nga distanca për 2-0, duke lënë pa shpresë Shqipërinë që të kthejë rezultatin.
Më poshtë notat e lojtarëve nga kjo ndeshje që shkoi pa fat për kombëtaren kuqezi.
Shqipëria: Berisha 4, Hysaj 6, Agolli 5.5, Mavraj 6, Gjimshiti 6.5, Memushaj 5, Xhaka 4, Lila 5.5, Roshi 5, Balaj 5.5, Lenjani 5.5.