Shqipëri, shkon në 270 numri i të arrestuarve për hajni të energjisë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 270 persona në 10 ditët e para të operacionit "Hajdutët shqiptare të Energjisë", ndërsa ka ndërprerë 4,359 lidhje të paligjshme.

Lajme

07/11/2014 17:36

Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, nga data 28 tetor, kur nisi operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike në gjithë vendin, deri në 6 nëntor, janë arrestuar 270 persona, nga të cilët 234 pronarë biznesesh.  Në këto 10 ditë janë shpallur në kërkim 99 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike,  23 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Policia e Shtetit në 12 qarqe ka mbështetur në 8,826 raste OSHEE-në, për të kryer verifikime dhe kontrolle.  Ndërkohë, janë ndërprerë 4,359 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.