Shqipëri, shkatërrohen mijëra rrënjë

9:33 | 11 Gusht 2015

Kanabis

Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia ka asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë hashashi në disa operacione në Shkodër, Vlorë e Skrapar.

Në Shkodër bimët narkotike u gjetën në fshatrat Vilë dhe Arrë, në vendet e quajtura ”Kodra e Kronit” dhe “Lugina e Vilës”. Hashashi ishte i mbjellë në 10 parcela me 1040 rrënjë në total. Bimët arrinin deri në 175 centimetra lartësi, raporton Top Channel.

Në një tjetër operacionit të ndërmarrë nga Policia e Shkodrësu zbuluan dhe asgjësuan rreth 2200 rrënjë në rrethin e Pukës. Droga ishte e mbjellë në 13 parcela të hapura në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur Trushtë.

Në Vlorë bimët u gjetën në vendin e quajtur Përroi Rustame në fshatin Sevaster, të mbjella në tri parcela të ndryshme.

Policia shkuli dhe asgjësoi me anë të djegie bimët narkotike. Uniformat blu njoftojnë se vijon puna për identifikimin dhe vendosjen përpara drejtësisë të kultivuesve.

Ndërkohë, në Skrapar policia asgjësoi 543 bimë narkotike të mbjella në pyllin e Gradecit. Bimët kishin varionin nga 50 deri në 135 centimetra të larta. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.