Shqipëri: Djali tërhoqi zvarrë nënën e tij, arrestohet 48 vjeçari

Një rast tronditës dhune në familje ka ndodhur në Zall-Dajt, Tiranë, ku një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij. Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Në videon e siguruar ekskluzivisht për JOQ, ai duket teksa e tërheq zvarrë dhe…

Lajme

25/10/2024 13:28

Një rast tronditës dhune në familje ka ndodhur në Zall-Dajt, Tiranë, ku një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij. Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku.

Në videon e siguruar ekskluzivisht për JOQ, ai duket teksa e tërheq zvarrë dhe përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.

Burime për JOQ denoncojnë se i riu është në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, çka ka kontribuar në përkeqësimin e sjelljes së tij agresive ndaj nënës.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar 48 vjecari.

”I dyshuari me iniciale A.M., banues në Tiranë u arrestua për veprën penale “dhunë në familje””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)