Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00, rreth 33 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 15:00 është 32.98 për qind. Kjo është një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare më 2021, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 38.6 për qind. Në këto zgjedhje – ku…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 15:00 është 32.98 për qind.
Kjo është një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare më 2021, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 38.6 për qind.
Në këto zgjedhje – ku për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët në mërgim – përballen kryeministrin në largim, Edi Rama, dhe kundërshtari i tij i përbetuar Sali Berisha, një politikan i djathtist që kryeson një aleancë të partive opozitare.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.