Shqipe Selimi reagon pas publikimit të bisedave të LDK-së: Lumiri dhe Doarsa të dorëhiqen dhe dorëzohen në Polici
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve të brendshme të anëtarëve të Kryesisë Qendrore të LDK’së, ku Kujtim Shala dhe Arben Gashi kanë zhvilluar një komunikim “goxha të nxehtë”. Gashi në këtë komunikim këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua…

Lajme
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve të brendshme të anëtarëve të Kryesisë Qendrore të LDK’së, ku Kujtim Shala dhe Arben Gashi kanë zhvilluar një komunikim “goxha të nxehtë”. Gashi në këtë komunikim këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.
Mehmeti Selimi ka shpërndarë screenshot’at e këtyre komunikimeve të publikuara nga Reporteri.net, teksa është marrë me Kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun dhe nënkryetaren Doarsa Kica-Xhelili, për të cilët ka thënë se duhet të dorëhiqen dhe vetëdorëzohen në Polici.
Ajo ka thënë se dyshimet e forta për vjedhjen dhe manipulimin e votave të mërgatës nga ana e LDK-së janë një goditje e rëndë për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve.
“Si për habi Lumiri dhe Doarsa (projektuesit e manipulimit) po heshtin për këto akuza… Për këta dy, dorëheqja dhe vetëdorzimi në polici është e pakta që duhet bërë. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë menjëherë për të hetuar këto pretendime dhe për të ndëshkuar fajtorët. Vota është e shenjtë dhe askush nuk guxon ta prekë apo ta manipulojë atë”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.