Shqetësuese- Nexhat Behluli i Luginës që dilte në debate me Sheshelin kërkon eliminimin e 10 gazetarëve kosovarë

Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli ka kërkuar eliminimin e 10 gazetarëve kosovarë. Ai këtë e ka bërë publikisht, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka përmendur emrat e 10 gazetarëve specifikisht. “Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon…

Lajme

15/05/2025 13:47

Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli ka kërkuar eliminimin e 10 gazetarëve kosovarë.

Ai këtë e ka bërë publikisht, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka përmendur emrat e 10 gazetarëve specifikisht.

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka  eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, ka shkruar ai.

Ai pak kohë më parë, dilte në debate me Sheshelin.