Shqetësime për Lampard, Kante largohet nga kampi stërvitor parasezonal

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, po përballet me disa probleme të papritura në skuadrën e tij.

Sport

21/07/2019 11:45

Ylli i skuadrs, N’Golo Kante, është larguar nga kampi stërvitor parasezonal i ‘Bluve’, për shkak të gjendjes fizike.

Mesfushori 28 vjeçar është kthyer në Londër, në mënyrë që të vazhdojë rehabilitimin e tij nga dëmtimi në gju, transmeton lajmi.net.

“N’Golo Kante ka udhëtuar drejt Londrës, për të vazhduar rehabilitimin e tij nga një lëndim lidhur me gjurin, i cili i është paraqitur në fund të sezonit të kaluar” shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të Chelsea.

Francezi do të humb miqësoren e Chelsea kundër Barcelonës, e cila luhet të martën. /Lajmi.net/