Shqetësim i madh brenda PSG-së për Neymar, mund të humbasë ndeshjen ndaj Barcelonës

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen në Kupën e Francës me rezultat 1-0 ndaj Caen gjatë ditës së djeshme.

Sport

11/02/2021 08:06

Pas një asistimi të Neymar, Moise Kean realizoi golin e tij në minutën e 49-të, duke i dhënë kështu edhe fitoren klubit parisien, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, PSG mori një lajm shumë të keq nga kjo ndeshje kur edhe u mësua se pas një lëndimi që Braziliani pësoi, ai mund të mungojë në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Barcelona dhe Parisi do të luajnë më 16 shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Mauricio Pochettino mund të jetë pa yllin e tij kryesor.

Është raportuar se vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli Neymari do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje./Lajmi.net/