Shpronësimi i pronave në veri, Szunyog: Disa qytetarë i shkruajnë zyres së BE-së në Kosovë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se ka marrë një letër nga një grup qytetarësh, të cilët kanë marrë urdhra për shpronësim të pronave në fund të muajit maj dhe kanë kërkuar ndihmë nga zyra e Bashkimit Evropian dhe EULEX-i. Szunyog, përmes një shkrimi në rrjetin social…

Lajme

05/07/2024 19:38

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se ka marrë një letër nga një grup qytetarësh, të cilët kanë marrë urdhra për shpronësim të pronave në fund të muajit maj dhe kanë kërkuar ndihmë nga zyra e Bashkimit Evropian dhe EULEX-i.

Szunyog, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, ka thënë se ka shprehur gatishmërinë për të lehtësuar procesin përmes një seance informuese me Agjencinë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës.

“Në përgjigje të një letre nga një grup njerëzish që morën urdhra dëbimi në fund të majit dhe kërkuan ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe EULEX-i, shpreha gatishmërinë për të lehtësuar një seancë informuese me Agjencinë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës në Kosovë dhe personat e prekur”.