“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë” – DASH kërkon hapa nga qeveria e re e Kosovës për të rifilluar dialogun strategjik

Pas certifikimit të rezultateve të  zgjedhjeve të 28-dhjetorit, pritet të formohet edhe qeveria e re. E menjëherë pas kësaj, SHBA-të presin hapa konkret për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një përgjigje për Tëvë1, Departamenti i Shtetit ka thënë se shpresojnë në avancimin e partneritetit me qeverinë e…

Lajme

08/01/2026 20:44

Pas certifikimit të rezultateve të  zgjedhjeve të 28-dhjetorit, pritet të formohet edhe qeveria e re.

E menjëherë pas kësaj, SHBA-të presin hapa konkret për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një përgjigje për Tëvë1, Departamenti i Shtetit ka thënë se shpresojnë në avancimin e partneritetit me qeverinë e ardhshme përfshirë edhe dialogun strategjik i cili u pezullua në vitin 2025.

 “Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Megjithatë, arritja e kësaj do të kërkojë veprime që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.