“Shpresoj që të mos hajë shumë”, Guardiola ka një lutje për Haaland para Kupës së Botës

Pep Guardiola ka folur në lidhje me formën e mirë që është duke kaluar sulmuesi Erling Haaland. Në një intervistë të dhënë së fundi para ndeshjes ndaj Dortmundit, ai tha se shpreson që norvegjezi të mos hajë dhe mos pijë shumë në mënyrë që të jetë në formë të mirë pas rikthimit të kampionatit anglez.…

Sport

25/10/2022 10:19

Pep Guardiola ka folur në lidhje me formën e mirë që është duke kaluar sulmuesi Erling Haaland.

Në një intervistë të dhënë së fundi para ndeshjes ndaj Dortmundit, ai tha se shpreson që norvegjezi të mos hajë dhe mos pijë shumë në mënyrë që të jetë në formë të mirë pas rikthimit të kampionatit anglez.

“Shpresoj që të mos hajë dhe të mos pijë shumë në mënyrë që të jetë në formë pasi të kthehet futbolli i klubeve” , u shpreh ai.

Haaland është duke kaluar në një formë fantastike me Manchester Cityn, duke shënuar 17 gola në 11 ndeshje në Premier League. /Lajmi.net/