Kjo grua tregon se si shpëtoi nga diabeti dhe humbi kilogramë të tepërt

Sarah Dunkey ishte një nënë e emocionuar e cila priste fëmijën e saj të parë.

Lifestyle

01/07/2019 12:23

Pas një analize të urinës, ajo kuptoi se ajo vuante nga diabeti.

31-vjeçarja  peshonte 101 kilogramë kur mbeti shtatzënë, ndërsa pasi lindi fëmijën e saj peshonte 127 kg, raporton “Daily Mail”, trasmenton Lajmi.net

Fëmijët e lindur nga nënat të cilat kanë kilogramë të tepërt, dhe me diabet kanë më shumë gjasa që edhe ata të jenë të mëdhenj duke e bërë edhe lindjen më të vështirë dhe mund të zhvillojnë shkallën e 2 të diabetit kur janë adoleshentë apo edhe më vonë gjatë jetës.

Kur Sarah ishte shtatzënë, mjekët i kishin thënë që duhet të merrte insulinë tetë herë në ditë në mënyrë që fëmija i saj të jetë i shëndetshëm.

Para se të lindja vajzën, në mëngjes unë haja një sanduiç, ose tost, pastaj në drekë një hamburger, dhe sigurisht çipsa, biskota, etj.

Vajzën ajo e lindi përmes operacionit, dhe që nga ajo ditë, Sarah ishte e obliguar të humbte peshë në mënyrë që të shpëtojë veten nga sëmundjet e ndryshme që mund të i zhvilloheshin dhe sigurisht nga diabeti.

Për t’i humbur kilogramët e tepërt ajo morri masa të menjëhershme, ajo i zëvendësoi ushqimet e shpejta me lëngje natyrale, jogurt, sallata dhe ushqime tjera të shëndetshme, çka bëri qe tash Sarah të peshon 63 kilogramë.  /Lajmi.net/