Shpëton Chelsea (Video)

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Chelsea ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Swansea në ndeshjen e parë të edicionit të ri.

Sport

08/08/2015 20:23

Megjithatë një pikë mund të konsiderohet pozitive për skuadrën e Jose Mourinhos që ka mundur të humbë krejt ndeshjen.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke rrezikuar me sulmuesin francez, Batefimbi Gomis që nuk arriti të realizoj edhe pse ishte i vetmuar me portierin Courtois. Pas tij rrezikoi edhe mesfushori Ki Sung-Yueng por sërish ishte belgu ai që intervenoi.

Për rastet e humbura Swansea u dënua shumë shpejtë pasi nga gjuajtja e lirë Oscar i dha epërsinë skuadrës së tij për 1-0 (23′).

Swansea arriti ta barazoj rezultatin pas 29 minutave lojë kur pas një tollovie në zonë ishte i ardhuri nga Marsielle, Andre Ayew që realizoi për 1-1.

Blutë nga Londra rikthyen epërsinë vetëm pas një minuti kur harkimi i Willian u devijua nga mbrojtsi argjentinas, Fernandez dhe topi përfundoi në portën e Fabianskit për 2-1.

E pjesa e dytë e tëra i takoi Swansea që qysh nga fillimi tregoi ofanziv totale ndaj skuadrës së Jose Mourinhos.

Po zhvillohej minuta e 54-të kur Shelvey e gjeti për mrekulli Gomis të vetmuar para Courtois e ky i fundit e ndali në mënyrë të parregulltë ish lojtarin e Lyon dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq. Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori vetë Gomis që barazoi shifrat në 2-2.

Skuadra e Gary Monk kishte shumë raste për ta fituar ndeshjen, kurse Chelsea rrezikoi nëpërmjet kundër-sulmeve, por rezultati final mbeti 2-2.

YouTube player
YouTube player
YouTube player