Shpëtimi në futboll

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se karriera e tij në futbollin profesionist e ka shpëtuar nga varfëria dhe papunësia. Francezi u rrit në rrethana të vështira në Boulougne-sur-Mer, para se t’i ofrohej mundësia të kalojë në akademinë e Lillës, prej ku skuadra e parë e Boulognes i dha depërtimin në futboll. Ribery ka…

Sport

18/12/2013 15:00

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery beson se karriera e tij në futbollin profesionist e ka shpëtuar nga varfëria dhe papunësia.

Francezi u rrit në rrethana të vështira në Boulougne-sur-Mer, para se t’i ofrohej mundësia të kalojë në akademinë e Lillës, prej ku skuadra e parë e Boulognes i dha depërtimin në futboll.

Ribery ka krijuar një karrierë të jashtëzakonshme dhe është pa dyshim, aktualisht futbollisti më i mirë francez, por 30-vjeçari ka insistuar se kurrë nuk do ta harrojë të kaluarën e tij që e ndihmoi të zhvillohet në profesionist.

“Kam dalë nga getoja, nga asgjë. Kam kaluar gjithçka”, deklaroi Ribery për Sport Bild.

“Prej nga vij unë, njerëzit janë shumë të varfër dhe edhe unë do të isha i varfër tani nëse nuk do të më shpëtonte futbolli. Dhe, me siguri se do të isha edhe i papunë, sikurse shumë njerëz nga ajo zonë. Sa herë që dal për të blerë diçka, ia kujtoj vetes se sa mirë janë gjërat tani. Por, kurrë nuk e harroj të kaluarën”, përfundoi ai.