Shpërthimi tek kolegji privat në Veternik, një i lënduar
Një shpërthim ka ndodhur sot në një kolegj privat në Veternik të Prishtinës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti. Ahmeti ka njoftuar se nga ky shpërthim një person është lënduar dhe është duke u trajtuar. “Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në…
Lajme
Një shpërthim ka ndodhur sot në një kolegj privat në Veternik të Prishtinës.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se nga ky shpërthim një person është lënduar dhe është duke u trajtuar.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net. /Lajmi.net/