Shpërthimi në Zubin Potok, Policia thotë se ende nuk janë identifikuar personat

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok, ku si pasoja ka filluar të digjet një objekt i papërfunduar dhe i pabanueshëm. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka njoftuar sot se objekti ka qenë në pronë të ish kryetarit të kësaj Komune. Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ende…

Lajme

03/10/2024 10:05

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok, ku si pasoja ka filluar të digjet një objekt i papërfunduar dhe i pabanueshëm.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka njoftuar sot se objekti ka qenë në pronë të ish kryetarit të kësaj Komune.

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ende nuk janë identifikuar personat të cilët e kanë shkaktuar zjarrin, shkruan lajmi.net.

“Është raportuar se në një objekt  privat ndërtimi persona ende të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes dhe si pasojë e shpërthimit është shkaktuar zjarr. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po ashtu dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/