Shpërthimi i madh në Somali u shkaktua nga dy bomba

Gazetarët vendas në Mogadishu, Somali kanë raportuar se shpërthimi i madh që u bë në afërsi të aeroportit u shkaktua nga dy bomba.

Bota

26/07/2016 08:55

Në foto mund të shihet edhe tymi i trashë nga një zonë mjaft e madhe, ku në afërsi të shpërthimit gjendej edhe një bazë paqeruajtëse e Bashkimit Afrikan, transmeton lajmi.net.

Nuk është raportuar ende nëse ka viktima, megjithatë shpërthimi i madh mund të ketë lënë edhe dëme të mëdha. /lajmi.net