Shpërthimi i granatës së dorës që humbi jetën dje një person në Zubin Potok – Prokuroria thotë se ishte vetëvrasje

Një granatë dore ka shpërthyer dje rreth orës 16:45 në një shtëpi në Zubin Potok, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Shefi i operacioneve të policisë në veri, Petrit Fejza ka thënë mbrëmë se rasti është duke u hetuar, shkruan lajmi.net. “Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të…

Lajme

27/11/2025 16:05

Një granatë dore ka shpërthyer dje rreth orës 16:45 në një shtëpi në Zubin Potok, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Shefi i operacioneve të policisë në veri, Petrit Fejza ka thënë mbrëmë se rasti është duke u hetuar, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një shtëpie e kemi gjetur një person të vdekur, sipas të gjitha gjasave nga shpërthimi i granatës së dorës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të cilat po e hetojnë rastin. Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”. Pas hetimeve fillestare do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera”, ka thënë Fejza.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka thënë për lajmi.net se dyshimet e para janë se ka të bëjë me vetëvrasje.

“Dyshimet e para për këtë rast janë që ka të bëjë me vetëvrasje. Trupi i pajetë i personit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duket u hetuar me Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. /Lajmi.net/