Shpërthim në një xhami në Nigeri, 20 të vrarë

Të paktën 20 vetë u vranë sot në një shpërthim përpara një xhamie në qytetin nigerian Mubi, tha policia.

Bota

01/05/2018 17:26

Prapa këtij sulmi besohet të fshihet grupi ekstremist Boko Haram, raporton Reuters.

Një nga shpërthimet ishte brenda një xhami pasi myslimanët po përgatiteshin për namazin e pasdites.

Boko Haram ka zhvilluar një fushatë dhune për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë që nga viti 2009.