Shpërthim në një fabrikë armësh në Serbi, lëndohen disa persona

Disa persona u plagosën në një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fabrikën ushtarake të Valjevës, “Krushik”, Serbi, mësoi media serbe N1. Të lënduar, sipas raportimeve, po trajtohen në Departamentin e Emergjencave të Spitalit të Përgjithshëm në Valjevë. Për incidentin është deklaruar edhe vetë fabrika, e cila tha se…

Lajme

30/05/2025 12:18

Disa persona u plagosën në një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fabrikën ushtarake të Valjevës, “Krushik”, Serbi, mësoi media serbe N1.

Të lënduar, sipas raportimeve, po trajtohen në Departamentin e Emergjencave të Spitalit të Përgjithshëm në Valjevë.

Për incidentin është deklaruar edhe vetë fabrika, e cila tha se nga ky shpërthim ka mbetur një person i lënduar, teksa katër punonjës tha se kanë simptoma të zhurmës në veshë

“Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle dëgjimi”, njoftoi Krushik.