Shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Lajme
Banorët e Lagjes së Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës janë tronditur sot në mëngjes nga një tjetër shpërthim i fuqishëm.
Shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 5.45 në Lagjen e Boshnjakëve, afër ndërtesës së telekomit serb në veri të Mitrovicës, raporton Kosovapress.
Raportohet se nuk ka pasur lëndime në njerëz, ndërsa janë regjistruar dëme materiale.
Ende nuk dihet lloj i materialit shpërthyes, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.