Shpërthen Valverde, ja çfarë thotë për mungesën e teknologjisë së golit në La Liga
"Pajisjet janë të shtrenjta, por është absurde që ne nuk i kemi. Ne jemi vonë dhe kjo po shihet”.

Sport
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka kritikuar ashpër La Ligan.
Ai ka thënë që elitës së futbollit spanjoll i duhet teknologjia e golit, përcjellë”Lajmi.net”.
Trajneri i katalunasve foli pasi Barcelonës nuk iu pranua një gol i rregullt ndaj Deportivos mbrëmë.
“Unë nuk e pash, por teknologjia do të ndihmonte, ju do ta shihnit nëse ishte gol apo jo”, tha fillimisht Valverde.
“Unë nuk e di pse nuk është përdorur në La Liga. Pajisjet janë të shtrenjta, por është absurde që ne nuk i kemi. Ne jemi vonë dhe kjo po shihet”. /Lajmi.net/