“Shpërthen” sërish Bitcoin, shkon mbi 41 mijë dollarë
Vlera e kriptovalutës Bitcoin ka shpërthyer përsëri, shkruan Lajmi.net. Tashmë një Bitcoin po vlen mbi 41 mijë euro pas ‘shpërthimit’ që pati pasditen e sotme, shkruan lajmi.net. Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, në vitin 2022 një Bitcoin ka pasur vlerë rreth 17-20 mijë dollarë. Luhatjet në kriptovaluta kanë qenë prezente gjatë gjithë…
Lajme
Vlera e kriptovalutës Bitcoin ka shpërthyer përsëri, shkruan Lajmi.net.
Tashmë një Bitcoin po vlen mbi 41 mijë euro pas ‘shpërthimit’ që pati pasditen e sotme, shkruan lajmi.net.
Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, në vitin 2022 një Bitcoin ka pasur vlerë rreth 17-20 mijë dollarë.
Luhatjet në kriptovaluta kanë qenë prezente gjatë gjithë vitit 2023, por ja që tashmë kanë arritur vlerën e një banese në ndonjë komunë të Kosovës.
Edhe Etherum nuk mbeti pa lëvizur, ajo sot preki shifrën prej 2269 dollarë për njësi.
Kujtojmë që Bitcoin preku majat në nëntor të vitit 2021, duke shkuar rreth 70 mijë dollarë për njësi, ndërsa Etherum mbi 4 mijë dollarë.
Por lufta e Ukrainës bëri që sektori i kriptomonedhave rë njoh humbje rekorde.
Në nëntor 2022 ishte kulmi i rënjes, ku thuajse të gjitha kriptovalutat pësuan rënje deri në 80%, ku Bitcoin ra në 15 mijë dollarë për njësi, ndërsa Etherum në 1 mijë dollarë.
Viti 2023 filloj me ritme të ngadalta në dobi të kësaj industrie, por nga fundi i tetorit të këtij viti, besomi i investitorëve në këtë industri është rritur përsëri.
Parashihet që vitin tjetër të shohim një tjetër rritje në këtë sektor./Lajmi.net/